Tërmeti shkatërrues në Turqi/ Shtohet aktiviteti sizmik në disa rajone, pjesë edhe Shqipëria

Shqipëria

Tërmeti shkatërrues në Turqi/ Shtohet aktiviteti sizmik në disa rajone, pjesë edhe Shqipëria

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 16:24
Turqi

Turqia vijon të goditet nga të tjerë tërmete, të konsideruar të fortë. Edhe pse tërmetet nuk parashikohen sizmiologët argumentojnë se përplasja e pllakave gjigande do të gjenerojë ende lëkundje me magnituda të larta.

“Jemi në një nyje nga më të rëndësishmet tektonike të Mesdheut ku puqen me njëra-tjetrën pllakat gjigande tektonike siç është ajo e Arabisë dhe Afrikës.

Tërmetet në turqi vijojnë të jenë me intesitet të lartë, kryesisht në aspektin e energjisë së tyre dhe jo shpeshtisë së tyre. vazhdon të mbetën me magnituda të larta dhe kjo tregon se ende kemi një energji shumë të madhe të akomuluar”, theksoi ai.

E në këtë përplasje të pllakave gjigande tektonike, është përfshirë i gjithë rajoni, ku përjashtim nuk bën as Shqipëria.

“Jemi duke parë që ka zona të tjera të aktivizuara rishtazi të cilat kanë tërmete të moderuar , pra që tregon që gjithë rajoni ka qene tashmë i ngarkuar në aspektin tektonik ,por për shkak të kësaj lëvizje shumë të madhe që po ndodh nga tërmeti në turqi po vendoset një ekuilibër duke u shprehur me aktivitet tërmetor.

Edhe Shqipëria nuk bën përjashtim nga energjia që transferohet përgjatë këtyre linjave, aktualisht kemi pjesën e jugut të Shqipërisë që ka disa vatra tërmetesh pra është rritur shpejtësia e tyre por ende jemi në pjesën e mikrotermeteve.

Tërmeti i 6 shkurtit në Turqi ishte 7,8 i shkallës rihter, dhe shkaktoi mijëra viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat