Rruga në Kuçovë shkatërrohet nga shiu, dëmtohen rëndë automjetet

Shqipëria

Rruga në Kuçovë shkatërrohet nga shiu, dëmtohen rëndë automjetet

Më: 18 qershor 2023 Në ora: 10:01
Foto nga vendi i ngjarjes

Një rrugë në Kuçovë që lidh qytetin me lagjet është dëmtuar nga reshjet e dendura të ditëve të fundit.

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së TCH ku shkruan se automjetet po dëmtohen rëndë nga gërryerja e rrugës dhe ende nuk është ndërhyrë nga bashkia.

“Jam një qytetar nga Kuçova dhe kjo rrugë është lënë pas dore, kjo është rruga kryesore që lidh një lagje të Kuçovës dhe të gjitha automjetet dëmtohen rëndë nga kjo rrugë.

Bashkia e shtroi para pak ditësh dhe sot nga reshjet e tepërta ndodhet në këtë dhe duhet të merren masat”- shkruan qytetari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat