I vodhi celularin një gruaje, arrestohet hajduti në Sarandë. Pamjet e nxorën zbuluar

Shqipëria

I vodhi celularin një gruaje, arrestohet hajduti në Sarandë. Pamjet e nxorën zbuluar

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 12:52
Sarandë

Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës, pasi akuzohet se ka vjedhur një celular. Ngjarja ndodhi në një lokal në qytetin bregdetar.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Leonard Hajdhushi alias Leonard Rakipi, banues në Sarandë.

NJOFTIMI I POLICISE

Policia identifikon dhe vë në pranga një tjetër shtetas që vodhi sendet personale të një qytetareje. I arrestuari, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje dhe narkotikë, si dhe autor i dyshuar i disa vjedhjeve të tjera. Një ditë më parë, Policia e Sarandës, falë bashkëpunimit me qytetarët, parandaloi një rast vjedhjeve të sendeve personale të pushuesve, në një hotel. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik, në veçanti për parandalimin e vjedhjeve të sendeve të qytetarëve, turistëve dhe vizitorëve, kanë vënë në pranga një tjetër shtetas që vodhi sendet personale të një qytetareje, në një lokal.

Në pranga është vënë shtetasi L. H., 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi i ka vjedhur aparatin celular një shtetaseje, ndërkohë që ajo qëndronte në një lokal. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat