2 mijë e 500 bursa për të rinjtë që zgjedhin arsimin profesional në Shqipëri

Shqipëria

2 mijë e 500 bursa për të rinjtë që zgjedhin arsimin profesional në Shqipëri

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Arsimi Profesional, është një mjet i fuqishëm për t’i dhënë të rinjve një mundësi punësimi “të sigurt” dhe për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.

Në Shqipëri, gjithnjë e më shumë nxënësit po zgjedhin shkollat profesionale, për të gjetur veten shpejt në tregun e punës.

Në fund të këtij viti akademik, rreth 18.500 të rinj studiuan në arsimin e mesëm profesional në 23 drejtime mësimore, në 35 shkolla profesionale në të gjithë Shqipërinë.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se do të jepen mbi 2 500 bursa studimi deri në 7 320 lekë për të rinjtë që do të ndjekin shkollën profesionale.

“Program i mbështetjes ka në fokus vajzat që zgjedhin arsimin profesional, nxënësit që regjistrohen në degët prioritare, nxënësit nga familjet në nevojë, nxënësit që banojnë mbi 5 km larg nga shkollat profesionale, ekselentët që kanë mbaruar vitin shkollor paraardhs në arsim profesional me mesatare mi 9 dhe nxënësit nga grupet e veçanta”, informoi ministrja.

Qeveria po ndihmon në rritjen e mundësive të punësimit të të rinjve nga shkolla profesionale në Shqipëri, duke nxitur bashkëpunimin e ngushtë me kompanitë private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat