Vihen nën kontroll dy vatrat e zjarrit në Peshtan të Fierit

Shqipëria

Vihen nën kontroll dy vatrat e zjarrit në Peshtan të Fierit

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 13:51
Fier

Pas disa orësh përpjekjesh forcat zjarrfikëse të Fierit kanë mundur të shuajnë dhe të venë nën kontroll dy vatrat e zjarrit në Peshtan të Fierit.

Shefi i zjarrfikëseve të Fierit, Zija Hyka në një prononcim për mediat është shprehur mbi operacionin prej me shumë se 12 orësh me flakët në pyllin e Peshtanit që më në fund është mundur të shuhet në mëngjesin e sotëm.

Hyka është shprehur se sipërfaqja e dëmtuar nga zjarri në këtë zonë shkon në 25 ha ndërsa u ka bërë apel qytetarëve për të bërë kujdes me djegien e barërave në tokat e tyre bujqësore.

Deri më tani për zjarrvënien është arrestuar një 28-vjeçar, i cili ndezi zjarr për hapjen e kullotave, duke sjellë pasoja të mëdha./Top Chanel

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat