Protesta kundër ndërtimit të fabrikës së bitumit, pronari kërcënon me jetë banorin e zonës

Shqipëria

Protesta kundër ndërtimit të fabrikës së bitumit, pronari kërcënon me jetë banorin e zonës

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Ditën e sotme banorët e njësisë administrative Fierzë në Tropojë dolën sërish në protestë kundër punimeve të gurores dhe gjithashtu kundër fabrikës bitumit që po ndërtohet pranë aksit aksin nacional Firzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri.

Lidhur me këtë protestë nga Policia e Tropojës u ndaluan të paktën shtatë protestues, mes tyre edhe pronari i një resorti, Paulo Gjona i cili sipas BW, ky i fundit ka marrë kërcënime për jetë.

Mësohet se gjatë protestës, Gjona ka debatuar me një prej pronarëve të fabrikës së bitumit, Avni Byberin ku ky i fundit i ka bërë presion dhe e ka kërcënuar.

Pjesë nga debati i tyre:

Paolo Gjona teksa bisedon me Avni Biberin i thotë: Paketimi im është i lehtë?

Avni Byberi i përgjigjet Gjokës duke e kërcënuar: Është krejt i lehtë, nëse lyp paketim ti…paketimi juaj me jetë është krejt i lehtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat