Berisha nuk largohet pas konferencës, përfaqësues të policisë hyjnë në selinë blu

Shqipëria

Berisha nuk largohet pas konferencës, përfaqësues të policisë hyjnë në selinë blu

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 23:07
Berisha nuk largohet pas konferencës, përfaqësues të policisë hyjnë në selinë blu

Dy përfaqësues të policisë së shtetit kanë hyrë në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, aty ku ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet pas përfundimit të konferencës së jashtëzakonshme.

Dy punonjësit kërkojnë të kenë kontakt me ish-kryeministrin Berisha, tanimë i akuzuar për veprën e korrupsionit pasiv nga SPAK.

Dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi u arrestua në Rinas me urdhër të SPAK. Gjithashtu u bë ndalimi i Fatmir Bektashit, ndërtuesi i kompleksit “Partizani”.

Ndaj Sali Berishës u vendos masa “detyrim paraqitje.

Akuzat e ngritura:

Sali Berisha– Korrupsion pasiv kryer në bashkëpunim, neni 260 dhe 25 i K.Penal

Jamarbër Malltezi – Korrupsion pasiv ne bashkëpunim Neni 260 dhe Pastrim i Produkteve ne bashkëpunim me Fatmir Bektashi neni 287 i K.Penal;

Fatmir Bektashi– Korrupsion aktiv dhe pastrim produktesh të veprës penale ne bashkëpunim me Jamarbër Malltezi.

Ish-kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla e ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Berishës, i cili është përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks

Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha po hetohet për privatizimin të ish klubit sportiv “Partizani”. Konkretisht, bëhet fjalë për një pronë me rreth 10 000 m2, në qendër të Tiranës, e cila në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100 000 dollarë. Klubi sportiv “Partizani” ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa sot mbi të janë ngritur 17 kulla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat