Paraplegjikët në protestë, thirrje institucioneve për t’i ndihmuar ekonomikisht

Shqipëria

Paraplegjikët në protestë, thirrje institucioneve për t’i ndihmuar ekonomikisht

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 13:01
Bajram Tirana

Më 3 dhjetor ishte dita ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara, por këta të fundit nuk mundën të dilnin në protestë siç bëjnë çdo vit.

Protestën para kryeministrisë e organizuan këtë të hënë sepse siç tha dhe Bajram Tirana, kryetari i shoqatës së invalidëve paraplegjikë për shkak të pamundësive fizike nuk dolën dot dje, por sot që koha ishte më e mirë.

Ai tha se kërkesat janë të njëjta me çdo vit sepse asgjë nuk ka ndryshuar dhe jeta për personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri është shumë e vështirë.

Të 10 pikat janë të lidhura me çështjet ekonomike, aty ku këta individë shohin dhe vështirësitë më të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat