Një viktimë dhe dy të plagosur, ministri Manja shkon në burgun e Peqinit

Shqipëria

Një viktimë dhe dy të plagosur, ministri Manja shkon në burgun e Peqinit

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 16:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka mbërritur në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, pas përplasjes me një viktimë dhe dy të plagosur që ndodhi pak më parë atje.

Konflikti ndodhi mes tre personave të dënuar me burgim të përjetshëm dhe i vdekur mbeti Arben Lleshi.

Ndërkohë raportohet se i plagosur ka mbetur i dënuari Ilir Xhakja dhe Indrit Shaqe. Po ashtu bëhet me dije se pas ngjarjes së rëndë forcat RENEA kanë marrë në kontroll burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Në vendngjarje janë Prokurori i Elbasanit, Drejtori i Përgjithshem i Burgjeve, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Forcat Operacionale te Drejtorisë se Përgjithshme të Burgjeve.

Situata momentalisht është nën kontroll, pasi autori është izoluar dhe po hetohet ngjarja. Hetimin e ka marre në dorë Prokuroria e Elbasanit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat