Detaje të reja nga përplasja me armë në burgun e Peqinit/ Arben Lleshi është vrarë në qelinë e tij në katin e parë, aty ishte edhe Indrit Shaqja

Shqipëria

Detaje të reja nga përplasja me armë në burgun e Peqinit/ Arben Lleshi është vrarë në qelinë e tij në katin e parë, aty ishte edhe Indrit Shaqja

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 17:36
Foto ilustrim

Detaje të reja janë mësuar nga News24, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në burgun e Peqinit, ku u përfshinë tre të dënuar të përjetshëm.

Fillimisht u bë me dije, se Sokol Mjacaj gjatë ajrimit qëlloi me armë zjarri, Arben Lleshin, i cili gjeti vdekjen rrugës për në spital dhe plagosi në këmbë, Indrit  Shaqen, por sipas informacioneve të fundit, Lleshi është qëlluar me armë nga Mjaca brenda qelisë së tij në katin e parë të burgut, e në të njëjtën qeli ka qenë edhe Shaqja, ku e ka kapur një nga plumbat.

Dyshohet se kjo ka qenë një ngjarje e mirëmenduar dhe e porositrur nga jashtë burgut nga Sokol Mjaca, i cili me shumë gjasa  armën e ka siguruar nëpërmjet një droni nga jashtë.

Pas ngjarjes së rëndë, Mjaca tentoi të merrte peng punonjësit e kuzhinës, por u bind të dorëzohej dhe të merrej në pyetje nga prokurori.

Ngjarja po hetohet nga Prokuroria e Elbasanit, ndërsa situata u mor në kontroll nga Forcat Operacionale dhe RENEA.

Pas ngjarjes, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha urdhër që të gjithë burgjet në vend të kalojnë nivelin e sigurisë së lartë.

“Asnjë tolerancë! Do të zbatoj me rigorizitet ligjin. Mesazhi im është i prerë: Të dënuarit që cënojnë sigurinë e institucionit apo që vazhdojnë aktivitetin kriminal do të përballen me pasojat, menjëherë në regjimin e posaçëm 41/b, pavarësisht emrit apo veprës për të cilën janë dënuar!”- ka deklaruar Manja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat