Një ditë pas tensioneve në Kuvend, Gazment Bardhi mbledh Grupin Parlamentar të demokratëve! Çfarë pritet të ndodhë

Shqipëria

Një ditë pas tensioneve në Kuvend, Gazment Bardhi mbledh Grupin Parlamentar të demokratëve! Çfarë pritet të ndodhë

Më: 16 janar 2024 Në ora: 09:24
Gazment Bardhi

Një ditë pas tensioneve në Kuvend, deputetët e grupit parlamentar të Opozitës do të mblidhen ditën e sotme pas thirrjes së Gazment Bardhit.

Bardhi njoftoi deputetët e grupit të tij se mbledhja do të mbahet në orën 9:00 në sallën e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa ka theksuar se pjesëmarrja e tyre është shumë e rëndësishme.

Kujtojmë se seanca e djeshme parlamentare, e para për këtë vit kalendarik, u mbyll para kohe pas tensioneve të krijuara mes opozitës dhe mazhorancës.

“Të nderuar kolegë, nesër e martë, ora 09:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar në sallën e Kryesisë së Kuvendit. Pjesëmarrja është shumë e rëndësishme. Ju falenderoj”, thuhet në mesazhin e tij që iu dërgua deputetëve ditën e djeshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat