Koncesioni i sterilizimit/ Rektori Arben Gjata paraqitet në SPAK

Shqipëria

Koncesioni i sterilizimit/ Rektori Arben Gjata paraqitet në SPAK

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 10:18
Arben Gjata

Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata ka shkuar ditën e sotme në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje”.

Ndaj tij është caktuar masa detyrim paraqitjeje, në kuadër të hetimeve mbi aferën korruptive të koncesionit të sterilizimit në shëndetësi.

Lidhur me këtë aferë u arrestuan ish-zëvendësministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Në total, SPAK ka lëshuar 8 urdhër-arreste për ish-zyrtarë të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sot në SPAK u paraqit edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i cili qëndroi rreth 45 minuta në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat