Vonohen bursat për studentët, tre vite punë me detyrim aty ku do të caktohen pas shkollës

Shqipëria

Vonohen bursat për studentët, tre vite punë me detyrim aty ku do të caktohen pas shkollës

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Gati pesë muaj pasi ka nisur viti akademik, studentët përfitues ende nuk i kanë marrë bursat, një proces i shoqëruar me paqartësi dhe mungesë informacioni.

Elda Rexhepi, studente në vitin e parë dega fizikë, shprehet se pikërisht sot është njohur me marrëveshjen trepalëshe, ku ndër të tjera është kusht puna e detyruar tre vite pas përfundimit të studimeve.

“Dje mora një e-mail nga AKFAL ku thuhej se jam fituese e bursës prioritare, sot pamë kontratën, të shoh nëse do ta firmos apo jo. Të punosh tre vite aty ku të caktohet, ishte hequr kriteri i mesatares për vitet në vazhdim. Jetesa është e shtrenjtë, çmimet e ushqimeve, qeraja e kështu me radhë. Pati shumë paqartësi mbi bursat sepse qarkulluan lajme që do ta përfitonin të gjithë, njëherë që u kthye mesatarja dhe nuk e dinim si do shkonte”, tha studentja Elda Rexhepi.

Duke iu përgjigjur interesit të Vizion Plus, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare për Financimin e Arsimit të Lartë, bën të ditur se pritet nënshkrimi i kontratës me shtetin, nga studentët përfitues në 40 degët e shpallura me prioritet kombëtar, dhe pas kësaj faze do të shpërndahen bursat.

Sipas agjencisë, nga 1034 aplikantë, 908 prej tyre i përmbushin kushtet por vetëm 210 studentë do të përfitojnë çdo muaj një shumë prej 40 mijë lekësh. Këtij grupi përfituesish i bashkëngjiten edhe 90 ekselentë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat