Berisha: Ata që përdorin studiot dhe penën si hanxhar mbi opozitën janë llumi i shoqërisë njerëzore

Shqipëria

Berisha: Ata që përdorin studiot dhe penën si hanxhar mbi opozitën janë llumi i shoqërisë njerëzore

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 19:28
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha nga ballkoni i shtëpisë së tij në fjalën drejtuar mbështetësve të tij u shpreh se ata që përdorin studiot dhe penën si hanxhar mbi opozitën janë llumi i shoqërisë njerëzore.

Fjala e Berishës:

Të dashur miq, sot kemi përpara suitën e lakejve, puthadorëve, të cilët nga mëngjesi gjer në darkë trumbetojnë një Shqipëri pa opozitë.

Sulmojnë një Shqipëri pa opozitë.

Nga mëngjesi gjer në darkë i thurin lavde dhe himne kreut të krimit të organizuar.

Sulmojnë opozitën, përpjekjet e saj, vetëm e vetëm të realizojnë ëndrrën e Edi Ramës, të Shqipërisë pa opozitë.

Por ata të cilët predikojnë, mbrojnë tezën e Shqipërisë pa opozitë, ata që besojnë se përdorin studiot, përdorin penën si hanxhar mbi opozitën, ata janë llumi i shoqërisë njerëzore.

Ata janë turpi i njeriut, ata janë qenie të zhveshura nga çdo dinjitet, janë skllevër të krimit, të vjedhjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat