“Shqipëria, zë i fortë në rajon!”- Macron: Jemi të impresionuar nga reformat dhe kapacitetet tuaja për të përparuar në BE

Shqipëria

“Shqipëria, zë i fortë në rajon!”- Macron: Jemi të impresionuar nga reformat dhe kapacitetet tuaja për të përparuar në BE

Më: 12 prill 2024 Në ora: 15:20
Edi Rama dhe Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emanuel Macron në një konferencë të përbashkët për mediat në Paris me kryeministrin Edi Rama, është shprehur se Shqipëria është një zë i fortë në rajonin Ballkanik.

Macron u shpreh i impresionuar lidhur me reformat ndërmarra nga Shqipëria për përparimin e saj drejt integrimit në BE, ndërsa shprehu mbështetjen e Francës në këtë rrugëtim.

Macron: Dialogu që kemi me njëri tjetrin dëshmojnë për dinamizmin e jashtëzakonshme ndërmjet Shqipërisë dhe Francës. Dua të përsëris angazhimin e Francës ne favor të integrimit Evropën të Shqipërisë. Siç e nënvizova në Tiranë, këtu behët fjalë vetëm për veprat për Bashkimin e  Evropës për ta bërë më të fortë, në kontekstin e agresionit rus dhe përball kërcënimeve dhe sfidave të përbashkëta. Që prej mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare ndërmjet BE dhe Shqipërisë në korrik, Shqipëria ka vazhduar rrugën e saj evropiane. Kini  besim tek mjeshtrja jonë për t’ju shoqëruar tek kjo rrugë.

Jemi te impresionuar nga risia e reformave dhe kapacitetet për të përparuar. Dua të përshëndes zërin e fortë të Shqipërisë në rajon dhe në skenën ndërkombëtare. Së fundmi pritet një samit rajonal ku ftuar dhe presidentin e Ukrainës. Ky ishte një moment i rëndësishëm për unitetin e rajonit dhe mbështetjes së Ukrainës. Në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshëm normalizimin i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ku zëri juaj është i çmuar. Shkëmbimet tona do të vijojnë për të përforcuar marrëdhënien tonë, ku pas pak do të nënshkruajmë një marrëveshje nder qeveritare që do të jap një impuls të ri në bashkëpunimin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat