“Nusja u kthye te familja, kisha frikë se…”, flet gjyshja që rrëmbeu 3-vjeçarin, tregon ku fshihej: E vendosëm bashkë me burrin

Shqipëria

“Nusja u kthye te familja, kisha frikë se…”, flet gjyshja që rrëmbeu 3-vjeçarin, tregon ku fshihej: E vendosëm bashkë me burrin

Më: 20 prill 2024 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Ka marrë fund arratia e gjyshes me nipin e saj 3-vjeçar Amar Gjuni i cili iu mor pa të drejtë nënës së tij një javë më parë. E shpallur në kërkim dhe me bashkëshortin e njërin prej vëllezërve të arrestuar, Bahrie Gjuni është vetëdorëzuar në prokurorinë e Durrësit bashkë me nipin e saj. Ajo ka deklaruar se gjithçka e bëri në emër të dashurisë për nipin dhe dëshirës për ta rritur atë vetë, pas vdekjes së djalit aksidentalisht.

Presioni policor, kërkimet e shumta dhe negociatat me familjarët e saj çuan në vetëdorëzimin e gjyshes së bashku me të miturin, i cili në gjendje të mirë shëndetësore u mor nga e ëma Ille Gjuni, e cila gjithë këto ditë lutej të shtrëngonte sërish në krahë fëmijën e saj gjë që e arriti pasditen e kësaj të shtune.

Pas denoncimit publik të nënës, të martën e kaluar, policia dhe prokuroria u angazhuan në veprime intensive hetimore. Kontrolle të shumta u kryen në Durrës, Has, Kukës dhe Tiranë, aty ku dyshohej se mund të ndodhej 3-vjeçari.

Pas dorëzimit, gjyshja e djalit u mor në pyetje në policinë e Durrësit për të sqaruar ngjarjen që tronditi dhe opinionin publik.

E vendosëm bashkë me Rexhepin ta merrnin nipin e ta rrisnim vetë. Është djali i djalit tonë. Të shtunën e kaluar e morëm si zakonisht nga shtëpia e nuses për të kaluar disa orë me ne. Vendosëm të mos e kthenim më. Nusja zgjodhi të kthehet te prindërit e të bëjë jetën e saj. Ndaj kishim frikë për nipin. E mora dhe u nisa për në fshatin tim në Gjinaj të Krumës, te prindërit e mi. Atje fjetëm një natë. Ditën tjetër shkova te Vendi i Mirë në Buzmadh të Kukësit ku fjetëm një natë. Ditën tjetër shkuam në Kukës te një kushërira ime ku fjetëm një natë. Pastaj u ktheva në Tiranë ku kam fjetur në 4 hotele të ndryshme. Vendosa ta dorëzoj nipin për shkak të ndjekjes së policisë, por edhe se u arrestua një vëlla dhe tjetri u shpall në kërkim. Ata nuk kanë gisht në vendimin tonë”, ka deklaruar ajo.

Pas dorëzimit të fëmijës, Bahrie Gjuni u arrestua. pritet që të rivlerësohet  rasti dhe të përcaktohet dhe përgjegjësia penale edhe për gjyshin dhe vëllain e Bahrie Gjunit, të dy të arrestuar me vendim gjykate për rrëmbim dhe mbajtje peng të personit në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat