Ymer Marku, cirk me pronat në Bërxullë, ja si aneksoi 10.800 m2 përmes 3 pronarëve fiktivë. Dy familjeve Balliu dhe Elbaliu ju fshi prona

Shqipëria

Ymer Marku, cirk me pronat në Bërxullë, ja si aneksoi 10.800 m2 përmes 3 pronarëve fiktivë. Dy familjeve Balliu dhe Elbaliu ju fshi prona

Më: 22 prill 2024 Në ora: 21:09
Ymer Marku

Një seri veprimesh të kryera nga ish-titullari i komunës Bërxullë Ymer Marku, kanë nxjerrë në dritë një skemë të vërtetë cirku, ku protagonistë janë zyrtarë të komunës dhe të dëmtuar pronarët e ligjshëm të një sipërfaqe prej 10 mijë e 800 m2 në zonën e Bërxullës.

Hetimeve të prokurorisë së Tiranës tashmë i është shtuar dhe një rast I dytë, ku abuzimet e Markut janë evidente dhe tregojnë kapërcimin e pronësisë së kësaj sipërfaqe toke nga njëri pronar tek tjetri.

Njësoj si një majmun xhungle që kërcen nga dega në degë, ashtu kanë kërcyer dhe janë ndryshuar pronarët fiktivë tek kjo pasuri, që tashmë po heton prokuroria e Tiranës.

Sipërfaqja prej 10.800 metra katror është administruar dhe mbjellë në mënyrë të përbashkët nga dy familjet e Sefer Balliut dhe Latif Elbeliut.

Për këtë sipërfaqe toke, të dyja familjet janë pajisur me AMTP, sipas ligjit për ndarjen e tokës bujqësore të miratuar në vitin 1991.

Kjo sipërfaqe është tjetërsuar nga ish-kryetari i komunës Bërxullë Ymer Marku, duke u vendosur fillimisht në emër të Vath Mukës, i cili rezulton të jetë miku i ish-zyrtarit Ymer Marku.

Miqësia mes Markut dhe Vath Mukës është konstatuar dhe rritur më tepër edhe gjatë kohës kur Ymer Marku, gjatë drejtimit të Komunës, ka vendosur si kyeplak të fshatit Bërxullë, nipin e Vathit shtetasin Muharrem Muka, i cili sot nuk jeton.

Zanafilla e sherrit dhe tjetërsimit të kësaj prone ka nisur fillimisht mes dy kushërinjve Balliu, Seferit dhe Kujtimit. Ky i fundit besohet se i ka dhënë informacion mbi të dhënat e pronës, Ymer Markut, duke bërë që më pas ky i fundit të tjetërsojë pronën përmes dokumenteve false në emër të Vath Mukës.

Përfituesi i parë ka qenë Vath Muka, më pas prona i ka kaluar fiktivisht Tahir Cenës, djali i dajës së Ymer Markut. Por nuk ka kaluar shumë dhe ky i fundit e ka shitur këtë pasuri kundrejt 43 milion lekë të vjetra tek Arbër Abazi, nipi i ish-deputetit të PS Sadri Abazi.

Ymer Marku dhe Arbër Abazi i kompanisë “Alko Impex” kanë një njohje të vjetër mes tyre, pasi Ymeri njihet prej vitesh me babain e Arbërit, Sherif Abazi, me të cilin kanë punuar tek Drejtoria e Hekurudhës.

Sapo ka blerë këtë sipërfaqe toke me 10 mijë e 800 metra katror, punonjësit e Arbër Abazit janë shfaqur në teren për të bërë rrethimin e kësaj pasurie.

Për herë të parë Sefer Balliu dhe Latif Elbeliu, aty kanë mësuar së pasurie e tyre ishte tjetërsuar tek persona të tjerë dhe më pas I ishte shitur pikërisht biznesmenit që u ishte shfaqur në teren, Arbër Abazi.

Për shkak të kësaj situate të paqartë të dyja palët janë konfliktuar mes njëri-tjetrin, pasi Abazi është shfaqur me certifikatë pronësie.

Të dyja palët janë shoqëruar në ambientet e komisariatit të Kamzës, ku Abazi ka vijuar të pretendojë se është ai pronari i ligjshëm.

Dy familjet Balliu dhe Elbeliu, janë interesuar dhe informuar për dokumentacionin e pronës së tyre dhe ka rezultuar se toka është vjedhur me dokumenta falso nga Vath Muka, i cili nuk është pronari real dhe nuk ka pasur asnjë lidhje me atë pronë.

Deri në vitin 2014 të dyja familjet e punonin këtë pronë dhe mirëmbanin këtë pronë. Shkëputja e marëdhënies me këtë pasuri, është bërë vetëm kur është shfaqur forcërisht, Arbër Abazi, i kompanisë “Alko Impex”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat