“Detajet më alarmante të investigimit të RAI 3”, Pano Soko: Kryeministri do të mundohet të…

Shqipëria

“Detajet më alarmante të investigimit të RAI 3”, Pano Soko: Kryeministri do të mundohet të…

Më: 22 prill 2024 Në ora: 21:18
Pano Soko

Duke komentuar materialin e transmetuar nga emisioni investigativ më i rëndësishëm italian, “Report”, Pano Soko, përfaqësues i Nisma Thurje, i ftuar në “Open” në News 24, tha se dy janë momentet më të rëndësishme.

“Ajo që ishte më e rëndësishme ishte dëshmia e Mandoi, këshilltar i kryeministrit në luftën kundër krimit të organizuar. Ai tha se nuk kam vajtur asnjëherë dhe nuk më ka pyetur njeri. Për të kuptuar qasjen ndaj luftës së vërtetë të qeverisë shqiptare, ai tha se në çdo institucion shqiptar, krimi i organizuar ka përfaqësuesit e vet. Këto ishin detajet më alarmante.

Të tjerat janë të konsumuara nga mediat shqiptare.

Kryeministri do të mundohet se ata janë kundër marrëveshjes dhe do të më godasin mua, por kjo nuk ka lidhje me interferimin e krimit të organizuar në qeveri. Ata e bënë të gjithë analizën e marrëveshjes, thanë na kushton 1 miliard euro, do të jetë për 5 vjet. Ata thanë se mund të mos konfirmohet marrëveshja. Kur të vjen këtu dhe të numëron gjithë problematikën e korrupsionit, këtu alarmohem”, theksoi Soko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat