Përfshihet nga flakët automjeti në lëvizje në Fier, shpëton mrekullisht shoferi

Shqipëria

Përfshihet nga flakët automjeti në lëvizje në Fier, shpëton mrekullisht shoferi

Më: 23 prill 2024 Në ora: 11:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Një automjet tip “ Fiat” është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të marte në vendin e quajtur “ Kryqëzimi i Grecallisë” në Fier.

Drejtuesi i mjetit sapo ka pikasur zjarrin ka dalë menjëherë nga automjeti pa lëndime.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat bën të mundur shuarjen e flakëve.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka nisur në pjesën e përparme të makinës si pasojë e një defekti teknik ndërkohë që dëmet materiale janë të konsiderueshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat