Xhavit Kajtazi jep alarmin për sportin e Kosovës!

Sporti

Xhavit Kajtazi jep alarmin për sportin e Kosovës!

Më: 22 qershor 2022 Në ora: 16:38
Xhavit Kajtazi jep alarmin për sportin e Kosovës!

Se shumica e sporteve në Kosovë, janë në pikën kritike, kjo dihet botërisht! 

Sporti i Kosovës sot po ballafaqohet me një fenomen të paparë në botën e zhvilluar të sportit në Evropë!

Në Kosovë, në ndonjë sport mund të emërohesh zyrtar i lartë, trajner e që besa edhe selektor, nëse ke lidhje të forta, jo që e meriton por që e fiton me miqësi dhe dëgjueshmëri! 

Në klub mund bëhesh i gjithëfuqishëm nëse ke lidhje të forta me presidentin e klubit, pra edhe mik apo shok për kupë të kresë!

Xhavit Kajtazi sot jep alarmin për sportin e Kosovës, që një pjesë e sportit tonë ka kohë që është futur në një rrugë pa dalje, besa disa sporte as që japin llogari për dështimet e njëpasnjëshme!

Kajtazi, një figurë e shquar e sportit, një jetë me sportin, një periudhë të gjatë redaktor i sportit dhe trajner i mirënjohur në volejbollin e Kosovës, aktualisht kryetrajner i KV Prishtina Volley, me mesazhin e tij, paralajmëron se sportin e Kosovës pas pak viteve mund ta presë një ferr i vërtetë! 

Kajtazi sot me një analizë të tij, la shumëçka për të kuptuar, për të kuptuar se sporti i Kosovës po fundoset gjithnjë e më shumë. 

Të gjithë jemi dëshmitarë se si po kënaqet disa sporte duke u sorollatur edhe në parakualifikime, duke na mundur edhe ata që nuk kanë sport apo duke vajtur në turne pa vlerë.

Analiza e tij jep mesazhin më të fuqishëm, ndonjëherë që është dëgjuar në shtetin tonë, lere që po anashkalohen emrat e mëdhenj por faktorë janë bërë edhe ata që nuk kanë erë më sport, që besa ka prej tyre të cilët nuk e dijnë me sa lojtarë luhet ndeshja në sporte që gjenden por e mira e tyre dhe për t’i duartrokitur, janë të dëgjueshëm dhe çantambajtës të përsosur!

“Përvoja, pra, edhe në sport nuk ka asnjë mundësi që të blihet. Po të ishte kështu, vaj halli edhe për sportin!”, ka shkruar mes të tjera Kajtazi.

“Kështu siç po sillemi ndaj përvojës edhe në sport, është rrezik që të na mbesin në fyt edhe numrat, edhe shkronjat!”, shkruan mes të tjera Kajtazi. Kjo ka një kuptim gjithëpërfshirës, është një tregues se një ditë nuk do të kemi as lojtar e as lojtare të bollshme dhe që besa ndonjë sport të mbetet edhe me 6-7 ekipe në tërësi! 

Strategjinë e bëjnë njerëz të dijes së sportit, jo edhe gjithkush apo ai që nuk e ka përjetuar kurrë shijen e sportit, por rastësisht është aty sikur kur pik prej qiellit!

“Pa asnjë minutë loje, hop - trajner, pa asnjë gram përvoje hop- trajner i skuadrës, madje edhe i kombëtareve”, tërheq vërejtjen e Kajtazi. “Pra, edhe njëherë: Përvoja, fatmirësisht është shumë kryeneqe.

Nuk blihet me para. Përvoja, për fat të mirë, fitohet”, një mesazh i fuqishëm i Kajtazit.

Kajtazi kritikon edhe qasjen që po e bëjnë me trajnerët, si po anashkalohen emrat e mëdhenj të sportit dhe si po emërohen trajnerët brenda natës me meritë apo pa meritë! Kajtazi ka treguar botërisht sot, se sporti i Kosovës shumë shpejt mund të goditet nga ndonjë uragan i ashtuquajtur “vdekjeprurës”, por atëherë do të jetë vonë dhe për t’u këndellur do të na duhet edhe shumë vite!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat