Karate në rërë për herë të parë 

Sporti

Karate në rërë për herë të parë 

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 19:49
Pamje në zyrat e KOK-ut

Federata e Karatesë e Kosovës nga data 3 deri më datën 12 shtator 2023, do të marr pjesë në Lojërat Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023, që mbahen në qytetin Heraklion, Greqi.

“Pjesë e ekspeditës së Federatës së Karatesë së Kosovës në Lojërat Mesdhetare në Rërë Heraklion 2023, janë Alma Loki dhe Ventor Gjuka, garues në disiplinën në Kata dhe trajneri i përfaqësuesës se Kosovës Isak Curri si dhe Nazmi Gashi-Sekretar i Përgjithshëm i FKK-së.

Federata e Karatesë e Kosovës falenderon Komitetin Olimpik të Kosovës për përkrahjen dhe mbështetjen finaciare, sepse të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga Komiteti Olimpik i Kosovës, përfshirë udhëtimin, akomodimin, ushqimin dhe trajnimet 3 ditore që do t’i ndjekin garuesit tanë gjatë qëndrimit në Heraklion, Greqi. 

Federata e Karatesë e Kosovës falenderon Komitetin Olimpik të Kosovës për këtë mundësi të çmuar.

Ky bashkëpunim ndërmjet institucioneve sportive ndihmon në rritjen e karatesë në vend dhe ndërton rrugën për suksese ndërkombëtare”, njofton Besart Baruti - kryetar i Federatës së Karatesë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat