Shqipëria gati për Lojërat Mesdhetare të Plazhit

Sporti

Shqipëria gati për Lojërat Mesdhetare të Plazhit

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 15:31
Shqipëria

Nga data 9 deri më 16 shtator në Heraklion të Greqisë do të mbahen Lojërat Mesdhetare të Plazhit, eveniment në të cilin do të garojnë rreth 1500 sportistë nga 26 shtete të Mesdheut.

Në këtë eveniment do të konkurrojë edhe Shqipëria, e cila do të përfaqësohet me 4 sportistë në tri disiplina, në not me lopata, në mundje në rërë dhe në maratonën e notit (5 km). Ndërkohë dje në ambientet e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptarëështë mbajtur edhe ceremonia tradicionale e dorëzimit të flamurit për ekipin përfaqësues.

Pas prezantimit dhe fjalimeve të rastit, ku dhe u shpalosën objektivat, presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, i dorëzoi flamurin kuqezi delegacionit shqiptar që do të konkurrojë në “Heraklion 2023”.

Lojërat Mesdhetare të Plazhit janë një ngjarje shumë-sportive e organizuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) që nga viti 2015.ICMG formoi lojërat në një mbledhje më 20 tetor 2012 në Mersin, Turqi dhe vendosi për një format çdo 4 vjet duke filluar nga viti 2015. Lojërat konsistojnë vetëm në sportet ujore dhe sportet e plazhit, të cilat synojnë të bashkojnë atletët e rinj të zonën mesdhetare, duke u dhënë atyre mundësinë për të marrë pjesë në aktivitete sportive.

Ky është edicioni i 3-të që zhvillohet, me dy edicionet e para të mbajtura në Peskara të Italisë në 2015 dhe ne Patra në Greqi në vitin 2019.Këtë edicion në Lojërat Mesdhetare të Plazhit Heraklion 2023 do tëkonkurrohet në 13 disiplina të ndryshme sportive, për një numër total prej 55 eventesh. Mbi 1500 sportistë nga 26 shtete do t’u japin jetë garave, të cilat si zakonisht në të tilla kompeticione pritet që të jenë tepër interesante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat