Ky është nënkryetari i KOK-ut, që e ka parashikuar saktë numrin e votave për Kosovën

Sporti

Ky është nënkryetari i KOK-ut, që e ka parashikuar saktë numrin e votave për Kosovën

Nga: K. Goca Më: 9 shtator 2023 Në ora: 11:23
Gazmend Maxhuni

E kishte një parandjenjë se fitorja do të jetë bindëse për Kosovën në Kretë të Greqisë.

Është Gazmend Maxhuni, nënkryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Para se të futej Kosova në votim, në asamblenë e përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Maxhuni ka parashikuar se 56 vota do të janë pro Kosovës.

Image

Parashikimi i Maxhunit

Për koincidencë, kjo doli e saktë.

Nga 66 që votuan në asamble, 55 votuan për Kosovën, tre abstenuan dhe 8 kundër.

Kosovës i besohet organizimi i Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”. 

Maxhuni la të gjithë pa fjalë, shumë i saktë në parashikim, për faktin se ishte një lloj frike nga ndonjë tradhti nga ata që votonin.

Maxhuni e kishte bindjen se fitorja do të jetë bindëse dhe shumica janë pro Kosovës në asamble, veç e kishte një parandjenjë apo e  kishte nuhatur situatën qysh para nismës së këtij procesi historik të votimit për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat