Formimi i Shoqatës së Sporteve të Pavaruara të Komunës së Vitisë (SHSPV) në kohën e okupimit serbo-sllav

Sporti

Formimi i Shoqatës së Sporteve të Pavaruara të Komunës së Vitisë (SHSPV) në kohën e okupimit serbo-sllav

Nga: Sami Arifi Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 08:49
Sami Arifi

Pas formimit të partisë “Lidhjes Demokratike të Kosovës” (LDK) në atë kohë pothuajse ishte lëvizje gjithëpopullore, për popullin shqiptar pasuan ngjarjet e rëndësishme si: Shpallja e Deklaratës Kushtetuese e 2 Korrikut për Republikën e Kosovës, nxjerrja e aktit më të lartë juridik, Shpallja e Kushtetutës së RK-së më 7 Shtatorit në qytetin e Kaçanikut nga delegatët e Kuvendit të Kosovës, ishte krijuar një vullnet dhe guzim te populli shqiptar i Kosovës për të ecur në krijimin e të gjitha institucioneve të RK-së.

Në vazhdën e aktiviteteve të shumta pas vitit 1990 filluan të funksionojnë veprimet e organizuara për qëllimet shtetërore-institucionale drejt pavarësimit të çështjes sonë kombëtare, pra iu bashkëngjitë, në këtë vazhdë edhe funksionimi i jetës sportive, ku qëllimi ishte i përbashkët, për një organizim dhe aktivitet të mirëfilltë sportiv. Ishte në përpjekje nga populli bërja e organizimit për të gjitha institucioneve në kuadër të LDK-së, edhe se në kushte të jashtëzakonshme të okupimit, përkushtimi bëri që të bashkohemi sa më shumë rreth idealit tonë në të gjitha sferat e jetës si: intelektuale, politike, arsimore, ekonomike, kulturore, sportive, shëndetsore, sociale e më vonë edhe ushtarake.

Krahas formimit të institucioneve të pavarura, me iniciativën e një grupi pedagogësh, dashamirë të sportit nga sportistë dhe studentë u formua “Shoqata e Sporteve të Pavarura në Viti” (SHSPV) me iniciativën e këtyre aktivistëve të sportit:

Rrahman Mjaku, Hasan Hasani, Mujë Tafa, Fadil Ramiqi, Mustafë Tafa, Ibush Beqiri e të tjerë. Pas dy tubimeve konsultative për informimin sa më të gjerë të kuadrit profesional sportiv, u vendos që Kuvendi të mbahet me 4 Korrik 1992 në Tërpezë. Ky propozim u dha duke marrë parasysh se drejtor në shkollë të Tërpezës ishte Mustafë Tafa i cili pranoi pa u hamend edhe se e dinte që mund të ketë pasoja mbi atë.

Në këtë Kuvend ishin të ftuar profesorë, studentë, sportistë të komunës së Vitisë që ishin prezent 23 delegat e shumë mysafirë.

Organizimet e tilla ishin të një rëndësi e të veçantë, prandaj edhe përcilleshin me shumë vëmendje nga okupatori serb. Përcaktimi i datës 4 Korrikut nuk qe rastësi në shkollën e fshati Tërpezë sepse ajo kishte domethënie të dyfisht: E para ishte të mbahej në muajin korrik, në shenj nderimi të 2 Korrikut dhe së dyti të mbahej në shkollën e Tërpezës e cila mbante emrin “7 Shtatori”, ku, muaji dhe emri i shkollës konsistojnë në muajin Korrik si muaj i shpalljes së Deklaratës Kushtetuese dhe 7 Shtatori Aprovimi i Aktit Juridik Kushtetues të Kosovës në Kaçanik.

Kuvendi kishte filluar mbledhjen me delegatët prezentë në ora 13:00 i udhëhequr nga Këshilli Inicues. Inicuesitë e këtij Këshilli njoftuan Kuvendin për rolin dhe rëndësinë e formimit të këtij institucioni e pikërisht gjatë leximit të fjalës, së rastit të Mustafë Tafës, nga ata që e kishin përgatitur për këtë mbledhje.

Gjatë mbajtje së këtij Kuvendi, papritmas hynë në klasë dy milicë që ishin së bashku me ta edhe shumë të tjerë jashtë shkollës, ata kishin kërkuar me urdhër të prerë t’i njoftojnë se çfarë ishte ky tubim dhe të njihen me rendin e ditës. Ata pas njoftimit të renditë të ditës morën fletorën e procesverbalit nga Mustafë Tafa dhe vëzhgonin në vazhdimësi mbledhjen.

Trupi punues i udhëhequr nga Hasan Hasani kryesues, në procedurë sa më të shpejt arrin që ta zgjedhin kryesinë e Shoqatës e që më vonë kjo kryesi të zgjedh trupën e vetë punuese. Pas pak kohe milicia kishin thirrur përforcime dhe së shpejti kishte arritur ekspeditë e armatosur e cila kishte pushtuar shkollën duke hyrë mbrenda duke i detyruar të mbështeten për muri dhe të qëndronin në këmbë komisionin që bënte numrimin e votave si dhe propozuesit kandidatë dhe udhëheqësit e mbledhjes, nga milicia ishin legjitimuar duke i detyruar të mbajnë duart lartë të kthyer kah muri duke i kontrolluar detajisht, por përpos fletorës nuk kishin gjetur asgjë, prandaj pas marrëjes shenimeve përkatëse i kishin liruar duke iu treguar për pasojat e mundëshme që do t’iu ndodhin. Përkundër kësaj Kuvendi kishte arritur objektivin e vet, themelimin e këtij institucioni sportiv që më parë ishte udhëhequr nga Forumi Rinor shumë i respektuar.

Kryesia e Forumit Rinor ishte në përbërje si vijon: Ekrem Qerimi, Pozheran-kryetar, Xhemajl Hasani, Sadovinë e Muhaxherëve-nënkryetar, Emrush Azizi, Smirë-nënkryetar, Sami Ibishi, Smirë-anëtar, Agron Halabaku, Pozheran-anëtar, Raif Musliu, Beguncë-anëtar, Drita Hasani, Smirë-anëtare, Raif Islami, Skifteraj-anëtar, Fadil Hoxha, Sllatinë-anëtar si dhe Nezir Hasani, Budrikë-anëtar.

Anëtarët e 4 Korrikut në Tërpezë ishin: Hasan Hasani-Budrikë, Fadil Rama-Pozheran, Mustafë Tafa-Tërpezë, Rrahman Mjaku-Sllatinë, Mujë Tafa-Tërpezë, Aziz Zuka-Pozheran, Skender Haziri-Tërpezë, Nezir Hasani-Budrikë, Hysni Bislimi-Smirë, Ibush Beqiri-Zhiti, Muhamer Emërllahu-Vërban, Enver Halili-Zhiti, Ibrahim Kurteshi-Pozheran, Jakup Pira-Pozheran, Feriz Pira-Pozheran, Adem Murati-Tërpezë, Imri Neziri-Tërpezë, Halit Alidema-Pozheran.

Kuvendi kishte zgjedhur edhe kryesinë e Shoqatës në përbërje: Hasan Hasani, kryetar-prof i edukatës fizike, Aziz Zuka, sekretar-jurist, Fadil Rama, anëtar-prof i edukatës fizike, Mustafë Tafa, anëtar-prof i edukatës fizike, Ibush Beqiri anëtar-prof i edukatës fizike, Sami Ibishi-futbollist, Ibrahim Kurteshi-futbollist, Mustafë Tafa-prof i edukatës fizike.

Pas disa mbledhjeve që kishte mbajtur kryesia e zgjedhur, ishte vendosur të mbaj më 29 dhe më 30.07.1992 mbledhjen e përbashkët me Kryesinë e Forumit Rinor, Komisionit të grave, udhëheqësve të ekipeve sportive që kishin bartur dhe ruajtur kontinuitetin e aktiveve sportive në diciplina të ndryshme, të njoftohen se aktivitetet e ardhshme sportive do të zhvillohen në formë institucionale më të organizuar në krye me SHSPV dhe organet e saj.

Nga kjo mbledhje u zgjodhën edhe disa komisione dhe u mor vendim për vazhdimin e garave në futboll të vogël. Të dhënat janë marrë nga libri, “Zhvillimi i Kulturës Fizike në Viti” i autorit, Hasan Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat