“Paris 2024” thyen traditën

Sporti

“Paris 2024” thyen traditën

Më: 6 mars 2024 Në ora: 17:29
Foto ilustrim

Organizatorët janë zotuar se ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike “Paris 2024” do të thyejë traditën. Ndërsa masat e sigurisë do të jenë në nivelin më të lartë.

Ceremonia e hapjes së Lojërave Olimpike “Paris 2024”, do të thyejë traditën duke u zhvilluar në lumin Senë. Organizatorët kanë zvogëluar planet e tyre për paradën në ujë, me turma që dikur imagjinohej deri në dy milionë njerëz, përballë rezistencës nga shërbimet franceze të sigurisë dhe shqetësimeve për sulmet terroriste.

Por ende pritet të thyejë rekorde për nga madhësia, në krahasim me të gjitha ceremonitë e mëparshme të hapjes që janë zhvilluar në stadiume.

"Do të jenë 104,000 spektatorë në bregun e poshtëm që kanë paguar një biletë," – ka thënë ministri i mbrojtjes, Darmanin, - ndërsa 200,000 të tjerë do ta shohin paradën në hapësirat publike nga ndërtesat që shohin lumin Senë, me 50,000 të tjerë në zonat e tifozëve në kryeqytet.

Ceremonia me varkat është në përputhje me premtimet për ta bërë Olimpiadën e Parisit "ikonë", me komitetin organizativ të prirur për të thyer traditat e kaluara në mënyrën se si organizohen ngjarjet më të madhe sportive në botë.

180 varka do të lundrojnë rreth gjashtë kilometra poshtë lumit Sen, nga të cilat 94 do të mbajnë atletë. Masa të veçanta sigurie do të konsideroheshin për delegacionet me rrezik të lartë si ato nga SHBA ose Izraeli.

Rreth një milion njerëz janë vendosur të kontrollohen paraprakisht nga forcat franceze të sigurisë për rreziqet e mundshme të sigurisë, duke përfshirë atletët, gazetarët, rojet private të sigurisë dhe njerëzit që jetojnë afër infrastrukturës kryesore. Lojërat Olimpike zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat