SHBA, Chicago Cubs fiton titullin e kampionit për herë të parë pas 108 vitesh

Sporti

SHBA, Chicago Cubs fiton titullin e kampionit për herë të parë pas 108 vitesh

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 10:24
Chicago Cubs

Chicago Cubs, të mërkurën mbrëma e fitoi kampionatin e parë 'World Series' në bejsboll pas 108 vitesh me një fitore historike të 7 ndeshjeve kundër Cleveland Indians, raporton Anadolu Agency (AA).

Më i miri nga shtatë ndeshjet në 'World Series' të Ligës Kryesore të Bejsbollit (MLB), Cubs e përmbysën rezultatin nga humbja prej 3-1, duke mposhtur Cleveland Indians në ndeshjen finale të mërkurën.

Gjithashtu edhe skuadra e Indians ishte në kërkim të kampionatit të parë të MLB që nga viti 1948, ku u mpshtën nga Cubs 8-7 në një lojë që zgjati katër orë e gjysmë, duke përfshirë ndërprerjen 17 minutëshe për shkak të reshjeve të shiut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat