Sportistët tanë do të garojnë për të fituar sa më shumë pikë olimpike

Sporti

Sportistët tanë do të garojnë për të fituar sa më shumë pikë olimpike

Më: 7 janar 2018 Në ora: 12:48
Fortesa Orana

Që nga ky vit (2018) sportistët tanë do të garojnë për të fituar sa më shumë pikë, për të siguruar normën olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020. Me këtë rast, vitin e kaluar Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka përzgjedhur 19 sportistë elitarë, të cilët çdo muaj marrin bursa olimpike nga KOK-u dhe të cilët shihen si kandidatë për të fituar normën olimpike. Katër nga këta 19 sportistë vijnë nga sporti i karatesë, tre prej tyre: Herolind Nishevci, Alvin Karaqi dhe Orges Arifi janë nga klubi më i suksesshëm në këtë sport, Ippon, kurse Fortesa Orana nga Dardania (Gjilan).

Të gjithë këta, bashkë me Fortesën, janë duke u përgatitur intensivisht nën udhëheqjen e trajneres së mirënjohur, Shqipe Zogiani.

Këtij klubi së fundi i është bashkuar edhe fituesi i tri medaljeve evropiane, Dionisis Xenos nga Greqia, bëhet e ditur nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat