Reali e nis me fitore

Futboll

Reali e nis me fitore

Më: 21 gusht 2016 Në ora: 22:59
Real Madrid

Real Madrid ka shënuar fitore përballë Real Sociedad në ndeshjen e parë të edicionit të ri të La Ligas

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore të merituar kundër Real Sociedadit me rezultat të pastër 3:0.

Reali e nisi shumë mirë ndeshje kur shënoi që në minutën e dytë me anë të Bale, i cili realizoi një gol të bukur me kokë.

Kur pritej që me këtë rezultat të përfundonte pjesa e parë, në skenë doli Marco Asensio, i cili shënoi me parabol për 2:0.

Bale po ashtu në sekondat e fundit të ndeshjes shënoi edhe golin e tij të dytë dhe të tretë për Realin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat