Një mesazh për Montellën

Futboll

Një mesazh për Montellën

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 17:06
Calhanoglu

Calhanoglu ka thënë se preferon të luajë “prapa një sulmuesi të vetëm ose anësor”, pavarësisht se e ka nisur karrierën e tij në Milan si mesfushor.

Që nga ardhja në Milan, Hakan Calhanoglu, ka luajtur në shumicën e ndeshjeve në mesfushë së bashku me dy lojtarë të tjerë, ndryshe nga pozita që luante te Bayer Leverkusen.

Numri 10 i Milanit për “Gazzetta dello Sport” i ka dërguar një mesazh Vincenzo Montellas se ajo nuk është pozita e tij dhe se do të preferonte të luajë në krah ose prapa sulmuesve.

“Nuk është e lehtë ti mbaj në mend gjitha informatat që mi kanë dhënë”, tha fillimisht ai pas humbjes 4:1 nga Lazio. “Ku preferoj të luaj? Prapa sulmuesit ose në krah në sulm. Çfarë na ka thënë Montella? Të jemi pozitiv”, shtoi mes tjerash Calhanoglu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat