Vëllaznimi sot iu është kthyer stërvitjeve, pas një jave me zhvillime të jashtëzakonshme ku ekipi bojkotoi stërvitjet për shkak të mos-kryerjes së pagesave.
“GazetaOlle” përmes burimeve pranë klubit gjakovar mëson edhe zhvillimet e sotme, që bënë që skuadra t’iu kthehet ushtrimeve. Ekipi ka marrë premtim që pagat do t’i marrë para datës 30 shtator.
Pas insistimit të tifo-grupit Kuqezinjët e Jakovës, skuadra është dakorduar që të ndërpresë bojkotoin.
Pra, edhe pse nuk i kanë marrë ende pagat, lojtarët kuqezi janë stërvitur sot.
Siç shihet në fotot e siguruara nga Olle nga vendi i ngjarjes, ushtrimet janë mbajtur në fushën me bari sintetik, pas palestrës sportive “Shani Nushi”.Ndryshe, Vëllaznimi i bojkotoi dy ditë stërvitjet për shkak të pagave.Trajneri Ismet Munishi paralajmëroi për gazetën se do të japë dorëheqje, nëse problemet e tilla vazhdojnë.Edhe lojtarët kanë folur në kushte anonimiteti, duke premtuar që s’do të luajnë ndaj Llapit nëse nuk i marrin pagat. Megjithatë, duket që dje dhe sot paradite ka pasur zhvillime tjera.
Gjakovarët takohen me Llapin të shtunën me fillim prej 13:30 në “Zahir Pajaziti”.