Kollari: Holanda ka një përvojë të madhe

Futboll

Kollari: Holanda ka një përvojë të madhe

Më: 11 tetor 2017 Në ora: 13:12
Besnik Kollari

Në përballjen e parë në kuadër të ndeshjeve parakualifikuese për Evropianin “Anglia 2018”, Kombëtarja U17 e Kosovës, humbi nga gjiganti i futbollit evropian, Holanda, me rezultat 3:1. Futbollistët e Kosovës luajtën mirë kundruall një kundërshtari jashtëzakonisht të përgatitur mirë fizikisht dhe me një përvojë të madhe ndërkombëtare.

 Besnik Kollari, përzgjedhës, tha: “E kemi ditë se do të jetë një ndeshje e vështirë. Natyrisht se ishte një ndeshje e fortë me një kundërshtarë jashtëzakonisht cilësor siç është Holanda që ka një përvojë të madhe në arenën ndërkombëtare dhe një përgatitje më të mirë fizike. Por edhe ne patëm rastet tona dhe djemve u mungon kjo përvojë, por megjithatë te skuadra pati një angazhim të madh. Mendoj se goli i dytë u shënua nga loja me dorë dhe nuk arritëm të barazojmë kure patëm rastin. Si do qoftë ne do të punojmë për paraqitje sa më të mirë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat