Gjeneratat e viteve 80-ta por edhe në fillim të 90-tave, ende kujtohen me shumë krenari nga brezi i asaj kohe dhe madje mburren sidomos Prishtina kur ishte pesë vjet pjesë e Ligës së Parë Federative të Ish – Jugosllavisë (1983-88).
Gjeneratat e sotme pak ose fare nuk dinë që Adil Vokrri, vëllai i legjendës Fadilit (sot kryetar i FFK-së), ka luajtur për Prishtinën në Ligën e Parë B të ish - Jugosllavisë. Ai shihet i treti ulur majtas, pas Nexhipit e Keçit.
KF Prishtina e vitit 1991, në këmbë: Avni Stublla, Bozhidar Vuksanoviqi, Fehmi Hyseni, Arbnor Morina, Muhamed Kolenoviqi.
Ulur: Mensur Nexhipi, Synaj Keçi, Adil Vokrri, Arbër Hasangjekaj, Mentor Bardhi dhe Harun Isa.