Celta-Real, miqtë luajnë për 3 pikët dhe trajnerin

Futboll

Celta-Real, miqtë luajnë për 3 pikët dhe trajnerin

Më: 7 janar 2018 Në ora: 06:31
Cristiano Ronaldo

Real Madrid është shpallur kampion i botës në muajin dhjetor, por nuk po bind aspak në këtë sezon. Kampionët në fuqi të Champions League dhe La Liga janë 14 pikë larg rivalëve të përjetshëm të Barcelona-s pas humbjes 3-0 të pësuar në “El Clasico”. Trajneri Zinedine Zidane nuk është akoma në rrezik, por kjo gjë mund të ndryshojë nëse madrilenët nuk marrin një rezultat pozitiv të dielën në mbrëmje, në fushën e Celta Vigo.

Lajmi i mirë për “Los Blancos” është se Gareth Bale është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi dhe pritet të jetë titullar në këtë takim në krah të Cristiano Ronaldo-s. Real nuk ka fituar asnjë nga tri transfertat e fundit të kampionatit dhe nuk ka arritur të shënojë në fushën e Atletico Madrid dhe Atheltic Bilbao.

Gjithsesi, kjo është një sfidë që premton gola duke parë se në shtatë përballjet e fundit të zhvilluara mes këtyre dy ekipeve janë realizuar tre ose më shumë gola dhe të dy skuadrat kanë arritur të gjejnë rrugën e golit. Real është nuk ka pësuar humbje në 15 nga 16 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në transfertë dhe ka realizuar të paktën dy gola në 7 nga 8 ndeshjet e fundit të luajtura kundër Celta Vigo-s në të gjitha kompeticionet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat