Një gazetar i cili është pranë rrethit të ngushtë të Jose Mourinho-s thotë se Antonio Conte ishte kapiteni i një skuadre të Juventus-it të mbushur me lojtarë që merrnin doping me emrin EPO, dhe se portugezi ka flokë më të mirë.
Doktor Riccardo Agricola u dënua me 22 muaj burg në 2004 pasi administronte substancën e ndaluar për lojtarët nga viti 1994 deri në 1998, duke përfshirë dopingun EPO.
Në dhjetor të 2005, si ai ashtu edhe drejtori Antonio Giraudo u pezulluan nga një gjyq i Torinos për mashtrim.
Conte dhe Mourinho kanë javë që ngacmojnë njëri-tjetrin, dhe një gazetar portugez i cili është përshkruar si zëdhënësi jo-zyrtar i Mourinho-s ka folur rreth gjyqit të dopingut.
“Analizat ishin bindëse dhe përfundimtare, sipas autoriteteve të anti-dopingut,” shprehet Eladio Parames.
“Kjo çështje përfundoi përpara gjyqit. Apel pas apeli, influencë nga shumë anë për të arkivuar gjyqin dhe për të mos dënuar njeri seriozisht.
“Dhe kush ishte kapiteni i Juve-s? Antonio Conte!
“Më vonë, i njëjti zotëri u dënua 6 muaj, i akuzuar për trukim rezultatesh. Ai e mohoi, patjetër, por njolla e zezë nuk iu zhduk asnjëherë.
“Dhe është ai zotëri, i cili vjen nga një e shkuar e turpshme, i cili akuzon Jose Mourinho-n për një person të ulët.
“Por ai nuk mund të krahasohet me Mourinho-n…përveç kësaj ai ka edhe flokë më të mirë.”