Montolivo: 2018-a, viti i Cutrones

Futboll

Montolivo: 2018-a, viti i Cutrones

Më: 11 janar 2018 Në ora: 23:59
Milan

Milani nuk po kalon aspak periudhë të mirë në Serinë A, por në gjirin e kuqezinjve po shkëlqen një djalosh i ri, Patrick Cutrone. Ai është sulmuesi që ka shënuar më shumë te Milani, ndonëse është më i ri dhe me më pak eksperiencë sesa 2 kolegët e tij, Kaliniç dhe Andres Silva.

Goli në derbi konfirmoi edhe njëherë se Cutrone është e ardhmja, por edhe e tashmja e Milanit dhe jo më kot Gattuso i ka dhënë besim, duke e aktivizuar si titullar. I të njëtit mendim është edhe ish kapiteni i Milanit, tani shko skuadre me Cutronen, Rikardo Montolivo. Ky i fundit vlerësoi punën dhe talentin e djaloshit, ndërsa tha me bindje se e ardhmja e tij do të jetë e ndritur.

“Cutrone është një djalosh mjaft i talentuar, i fortë dhe me vullnet. Ai po rritet me shpejtësi dhe ka fituar me meritë vendin në formacion. E shohim teksa punon çdo ditë me këmbëngulje dhe bindemi gjithmonë e më shumë për të ardhmen e tij. Uroj dhe besoj se 2018-a do të jetë viti i Cutrones”, deklaroi Montolivo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat