Guardiola dhe Kane më të mirët e muajit në Premier Ligë

Futboll

Guardiola dhe Kane më të mirët e muajit në Premier Ligë

Më: 12 janar 2018 Në ora: 14:32
Guardiola dhe Kane

Trajneri i Manchester Cityt dhe sulmuesi i Tottenham janë shpallur më të mirët për muajin dhjetor.

Manchester City nuk ka të ndalur në Premier Ligë dhe po marshon me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit.

Gjatë muajit dhjetor, City i Pep Guardiolas ka fituar gjashtë nga shtatë ndeshjet e zhvilluara, duke rritur epërsinë në tabelë me ekipet ndjekëse. Në anën tjetër Kane ka realizuar tetë gola në shtatë ndeshje gjatë dhjetorit, duke qenë sulmuesi më produktiv në ligë në muajin e fundit të vitit që sapo kemi lënë pas. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat