Heynckes: James është lojtar kyç për Bayernin

Futboll

Heynckes: James është lojtar kyç për Bayernin

Më: 16 janar 2018 Në ora: 20:10
Jupp Heynckes dhe James Rodriguez

Trajneri i kampionëve të Gjermanisë është i impresionuar nga ylli kolumbian.

Jupp Heynckes është i kënaqur me performancën e James Rodriguez, duke qenë i bindur se do të japë më shumë nga ndeshja në ndeshje.

Kolumbiani është shndërruar në lojtar kyç në formacionin e bavarezëve në muajt e fundit dhe për këtë ka meritë edhe Heynckes, pasi që nga ardhja e tij në skuadër, James ka dhuruar spektakël me fanellën e Bayernit, ndryshe nga koha kur pjesë e bavarezëve ishte Carlo Ancelotti”.

“Jam shumë i kënaqur me punën e tij dhe shpresoj të vazhdojë kështu”, ka thënë Heynckes. “Çdo ditë që kalon e kuptoj se ai ndihet komod te Bayern. Tani është ambientuar plotësisht. James është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”, ka theksuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat