Shaqiri me notë shumë të mirë në Premier League

Futboll

Shaqiri me notë shumë të mirë në Premier League

Më: 21 janar 2018 Në ora: 18:36
Xherdan Shaqiri

Futbollisti Xherdan Shaqiri ka treguar lojë të madhe për Stoke Cityn, e cila triumfoi si vendas me rezultat 2:0 ndaj Huddersfield-it. Shaqiri është vlerësuar me notën 7.5 nga “Daily mail”, ndërsa lojtar i ndeshjes është Allen me notën 8.

Mbrojtësi shqiptar Florent Hadërgjonaj u paraqit standard për Huddersfield-in, por nuk i rezistuan Stokes. Hadërgjonaj u vlerësua me notën 6. Allen (53’) e Diouf (69’) shënuan për Stoken. Shkodran Mustafi e Granit Xhaka dhanë maksimumin në fitoren e Arsenalit me rezultat 4:1 kundër Crystal Palaces.

Mustafi u vlerësua me notën 7 e Xhaka me 6. Xhaka asistoi në golin e parë që e realizoi Monreal. Golat për 'Topçinjtë' i realizuan: Monreal (6'), Iwobi (10'), Koscielny (13') e Lacazette (22') dhe për Crystal Palaces: Millivojeviq (78').

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat