Paçarada e Zejnullahu ballëlartë, gjunjëzuan Dynamon

Futboll

Paçarada e Zejnullahu ballëlartë, gjunjëzuan Dynamon

Nga: Kemajl Goca Më: 28 janar 2018 Në ora: 16:29
Leart Paçarada

Reprezentuesit e Kosovës, Leart Paçarada dhe Eroll Zejnullahu, janë ballëlartë, për faktin se me skuadrën e Sandhausenit, e mundën me rezultat minimal 1:0 SG Dynamo nga Dresdeni, në ndeshjen e javës së 20-të në Bundesliga II.

Futbollistë shqiptarë u paraqitën nga minuta e parë dhe u angazhuan me vetëmohim të pashoq, ndërsa mysafirët mbeten me një lojtar me pak nga minuta e 54-të, kur Duljeviq u përjashtua për shkak të dy kartonëve të verdhë.

Në minutën e 80-të, Linsmayer shënoi golin e fitores, kurse Znejullahu u zëvendësua në fund të takimit. Sandhausen ngjitet në vend të katërt me 31 pikë, ka katër me pak se Hosteil Kiel në pozitën e tretë, ndërsa Dynamo mban pozitën e 13-të me 23 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat