Sfida që çon në këmbë shqiptarët e maqedonët!

Futboll

Sfida që çon në këmbë shqiptarët e maqedonët!

Më: 21 shkurt 2018 Në ora: 10:49
Ilustrim

Vetëm një javë pas përballjes kampionale Shkëndija nga Tetova sërish ndeshen me Vardarin, kësaj rradhe në kuadër të Kupës. Shkëndija të mërkurën shkon drejt Shkupit për rezultat pozitiv, për të bërë më të lehtë ndeshjen e kthimit kur do të kërkohet kualifikimi në gjysmëfinale. Takimi luhet sot në stadiumin “Filipi i Dytë’ në Shkup me fillim në orën 14:00.

Vardari dhe Shkëndija do të vihen përballë njëra tjetrës një javë pas barazimit 1:1 në Tetovë në kuadër të xhiros së 20-të në LPFM. Kampionati lihet anash për një moment, pasi vëmendja kthehet ka Kupa, garë ku kuqezinjtë gjithashtu pretendojnë trofeun. Pas fitores 0:3 ndaj Shkupit të dielën në kampionat, skuadra ka punuar për takimin e parë të çerekfinales së Kupës me Vardarin në Shkup. Stafi teknik në maksimum është munduar të regjenerojë ekipin nga lodhja pas dy ndeshjeve të kaluara, ndërsa me formacion të kompletuar pritet sfida e të mërkurës kur pas pauzës kundër Shkupit shkaku i pesë kartonave të verdhë në ekip rikthehet Egzon Bejtullai.

Përballja Vardari-Shkëndija luhet të mërkurën në stadiumin “Filipi Dytë” në Shkup me fillim në orën 14:00, ndërsa ndeshja e kthimit në Tetovë është programuar për datën 7 mars.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat