Të premten shorti për gjysmëfinalen e Digitalb Kupës së Kosovës

Futboll

Të premten shorti për gjysmëfinalen e Digitalb Kupës së Kosovës

Më: 7 mars 2018 Në ora: 19:24
Ilustrim

Të premten, më 9 mars, në orën 13:00, në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, do të bëhet tërheqja e shortit për gjysmëfinalet e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Pjesëmarrëse në këtë rreth të garave janë Drenica, Prishtina, Vushtrria dhe Vëllaznimi, thuhet nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat