Për shqiptarët ka qenë e mirë java e 25-të në elitën e futbollit zviceran. Reprezentuesi i Shqipërisë, Ermir Lenjani, autor golit për Sionin në fitoren bindëse me rezultat 7:2 kundër Thun-it, është në përbërjen e javës.
Prestigjiozja zvicerane “Blick” ka përzgjedhur 11-shin më të mirë të javës, ku janë: Jonas Omlin (Luzern), Stefan Knezheviç (Luzern), Alain Nef (Zurich), Ermir Lenjani (Sion), Carlitos (Sion), Miralem Sulejmani (Young Boys), Djibril Sow (Young Boys), Fabian Rohner (Zurich), Pascal Schürpf (Luzern), Cunha (Sion) dhe Cedric Itten (St. Gallen).
Duhet theksuar se Sioni është në pozitën e parafundit (i 11-ti) me 24 pikë të mbledhura.