Isco drejt Cityt, dëshiron bashkimin me Guardiolën

Futboll

Isco drejt Cityt, dëshiron bashkimin me Guardiolën

Më: 11 prill 2018 Në ora: 09:47
Isco

E ardhmja e Isco-s është gjithmonë e më largë klubit mbretëror. Mesfushori spanjoll dëshiron largimin nga Santiago Bernabeu, pasi dëshiron ti bashkohet Pep Guardiolës të Manchester City.

Sipas mediave spanjolle, Citiziens janë në avantazh për lojtarin pasi edhe pse ka shumë oferta në drejtim të tij, Isco as që i merr në konsideratë, klube të tilla si Juventusi, Arsenali dhe Chelsea, pasi nëse vendos të largohet nga Los Blancos ai do ta bëjë vetëm për Manchester City-in.

Florentino Perez për ta lënë të lirë Iscon kërkon 80 milionë euro, ndërkohë që Manchester City për momentin ofron vetëm 45 milionë plus bonuset, megjithatë dy klubet janë në negociata dhe mund të gjejnë gjuhën e përbashkët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat