”Është më e vështirë ta fitosh Premierligën sesa Ligën e Kampionëve”

Futboll

”Është më e vështirë ta fitosh Premierligën sesa Ligën e Kampionëve”

Më: 15 prill 2018 Në ora: 09:27
Pep Guardiola

Pep Guardiola ka insistuar se më vështirë është ta fitosh Premierligën angleze sesa Ligën e Kampionëve, pasi Manchester City bëri edhe një hap tjetër shumë të rëndësishëm drejt fitimit të titullit pas një triumfi mbresëlënës 3-1 ndaj Tottenhamit në “Wambley” të shtunën mbrëma.

Cityt i duhen vetëm edhe tri pikë nga pesë ndeshjet e mbetura për ta fituar titullin dhe mund ta bëjë këtë të dielën e ardhshme kur Swansea City e viziton “Etihadin”, edhe pse gara për titull do të marrë fund nëse Manchester Unitedi humb në shtëpi kundër West Bromit sot, apo ndaj Bournemouthit të mërkurën.

Guardiola ka argumentuar se fitimi i titullit do të ishte shumë më shumë se thjesht kompensim për eliminimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.

“Nuk mund ta parafytyroni. Ne dhe skuadrat tjera luajmë çdo tri ditë. Kjo është gjëja më e vështirë. Në Ligën e Kampionëve luan shtatë ndeshje dhe, një ndeshje e keqe, je jashtë gare. Në ligë duhet të jesh aty në çdo ndeshje”, ka thënë trajneri spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat