Shaqiri bën planin se si mund të mbesin në ligë

Futboll

Shaqiri bën planin se si mund të mbesin në ligë

Më: 17 prill 2018 Në ora: 15:55
Xherdan Shaqiri

Futbollisti Xherdan Shaqiri ka insistuar se Stoke City ende beson se mund ta shmangë rënien nga liga elitare angleze edhe pse vazhdimisht ndodhet në zonën e rënies nga Premierliga.

Skuadra e Stoke City-t, është vetëm 5 pikë larg zonës së sigurt dhe orarin e ndeshjeve të mbetura e fillon të dielën kur takohet me Burnley në shtëpi, kurse vikendin e radhës më 28 prill udhëton në një përballje të vështirë në “Anfield” me Liverpoolin, duke u kthyer për ndeshjen e parafundit në shtëpi kundër Crystal Palace më 5 maj dhe përballjen e fundit të këtij sezoni e zhvillon të dielën e 13 majit si mysafir i Swansea City.

“I kemi edhe katër ndeshje dhe besimi nuk na mungon”, ka thënë Shaqiri për Sky Spors pas barazimit 1:1 kundër West Hamit të hënën.

“Duhet t’i fitojmë tri ndeshje. Dy ndeshje i kemi në shtëpi e dy në udhëtim. Nëse i fitojmë dy në shtëpi dhe një në udhëtim, mbase do të mbijetojmë në Premierligë. Besojmë deri në fund”, tha Shaqiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat