Buffon do të ulet në bankë

Futboll

Buffon do të ulet në bankë

Më: 18 prill 2018 Në ora: 11:09
Buffon do të ulet në bankë

"Kokën poshtë dhe t’i japim gaz deri në fund të sezonit!” Ky ka qenë diktati i Max Allegri në prag të ndeshjes Crotone-Juventus.

Trajneri bardhezi nuk ka dashur të komentojë as për përplasjen e Benatia me disa opinionistë në lidhje me 11-metërshin e dyshimtë që iu dha Real Madrid kundër Juventus në Champions…

“Pas ndeshjes në Madrid kanë qenë të shumtë ata që kanë folur, tani mjaft. Këto gjëra bëjnë që të humbasim energji. Nuk duhen më komente për atë që ka ndodhur.”

E vështirë të mendosh që tani për ndeshjen e fundjavës kundër Napoli: “Ndeshja më e rëndësishme është ajo kundër Crotone, prandaj Higuain do të luajë edhe pse në rast kartoni të verdhë do të skualifkohet për ndeshjen ndaj Napoli”.

Trajneri i “Zonjës së Vjetër” e mbyll me një surprizë: “Portieri titullar do të jetë Szczesny, Buffon do të ulet në bankë. Ndoshta do të luajë edhe Marchisio në mesfushë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat