Vajzat në siklet - Bota Sot
Vajzat në siklet

Futboll

E martë, 22 maj 2018

Vajzat në siklet

Më: 20 prill 2018 Në ora: 16:20
Pamje nga shorti

Sot në selinë e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovë futboll në konkurrencën e femrave. Të pranishëm në tërheqjen e shortit ishin përfaqësuesit e klubeve pjesëmarrëse në këtë fazë të garave, si dhe kryetarja e Komisionit për futbollin e femrave, njëherësh anëtarja e KE të FFK-së, Vjollcë Krasniqi dhe përgjegjësja e futbollit të femrave, Valbona Gashi-Uka. Para tërheqjes së shortit, Vjollca Krasniqi i përgëzoi klubet pjesëmarrëse për arritjen në këtë fazë të garave dhe kërkoi që edhe në vazhdim të mbizotërojë organizimi sa më i mirë dhe “fair-play”, në mënyrë që gjithçka të përmbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme. Në fund, pas tërheqjes së shortit u vendosën edhe çiftet gjysmëfinale, ku do të takohen: Mitrovica – Kosova (P) dhe Malisheva – Hajvalia. Ndeshjet zhvillohen me sistem vajtje-ardhje, kurse ndeshjet e para janë paraparë të luhen në  mesjavën e ardhshme. Me një fjalë, klubet femërore janë në siklet sepse secila synon trofeun e çmueshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test