Xhaka asistoi në fitoren e thellë te Arsenalit! Pak shpresa për Shaqirin

Futboll

Xhaka asistoi në fitoren e thellë te Arsenalit! Pak shpresa për Shaqirin

Nga: Kemajl Goca Më: 22 prill 2018 Në ora: 16:25
Pamje nga ndeshja Arsenal-West Ham

Skuadra e Arsenalit shënoi fitore me rezultat 4:1 në ballafaqim me West Ham-in, në ndeshjen e javës së 35-të të Premier Leagues në futboll. Granit Xhaka përveç që asistoi është ndëshkuar edhe me karton të verdhë në minutën e 41-të. Në minutën e 51-të, Xhaka harkoi për bukuri nga rivënia e këndit dhe Nacho Monreal me gjuajtje të fortë nga afërsia kaloi në epërsi 'Topçinjtë'.

Në minutën e 64-të, Marco Arnautoviç barazoi rezultatin 1:1. Mirëpo, 8 minuta pa përfunduar takimi, Aaron Ramsey kaloi në epërsi (2:1) vendasit dhe Alexandre Lacazette vulosi fitoren në 4:1 pikërisht me golat në minutën e 85-të dhe në atë të 89-tën. Arsenali mban pozitën e gjashtë me 57 pikë.  Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi u paraqitën standardë dhe dhanë maksimumin.

Mustafi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 74-të.  Stoke si vendas barazoi rezultatin 1:1 me Burnley-n. Në minutën e 11-të, Papa Ndiaye nga rreth 17 metra me një goditje të fortë e përtokë la të befasuar portierin e Burnley-t dhe 1:0 për Stoken. Mysafirët u treguan të rrezikshëm dhe barazuan rezultatin 1:1 në minutën e 62-të, kur Ashley Barnes me kokë nga afërsia tundi portën e vendasve. Stoke është në vend të 19-të me 29 pikë dhe me pak shpresa për mbetje në Premier League. Xherdan Shaqiri u paraqiti tërë takimin për Stoken, por nuk ia dolën që të marrin të tria pikët në ballafaqim me Burnleyn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat