Shkëndija praktikisht kampion i ri i Maqedonisë

Futboll

Shkëndija praktikisht kampion i ri i Maqedonisë

Më: 22 prill 2018 Në ora: 17:54
Shkëndija

Skuadra shqiptare, Shkëndija nga Tetova, edhe praktikisht është kampion i ri i Maqedonisë në futboll. Shkëndija shënoi fitore me rezultat 2:0 ndaj Shkupit, në derbin shqiptar, në kuadër të javës së 29-të. Tri pikë që ia siguruan edhe titullin e kampionit, ndërsa Shkupi me gjithë orvatjet nuk arriti të kthehet i pamposhtur.  Në minutën e 64-të, Radeski shënoi për epërsinë (1:0), ndërsa Besart Ibraimi vulosi fitoren në 2:0 pikërisht në minutën e 83-të. Ferhan Hasani dhe Besart Ibraimi, prinë me nga 19 gola në listën e shënuesve në Maqedoni.  Shkëndija tani ka 75 pikë apo 26 më shumë se Vardari në vend të dytë. Renova nga Xhepçishti i Tetovës pësoi humbje si mysafirë me rezultat 1:0 nga Sileksi i Kratovës. Panovski në minutën e 42-të shënoi për fitoren e Sileksit. Renova është në vend të gjashtë me 34 pikë, ka një më shumë se Shkupi një pozitë më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat