Vokrri i pikëlluar për vdekjen e Ismetit

Futboll

Vokrri i pikëlluar për vdekjen e Ismetit

Më: 23 prill 2018 Në ora: 11:00
Ismet Lestrani

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, shpreh pikëllimin për vdekjen e ish futbollistit të Feronikelit nga Drenasi, Ismet Lestrani. “Me pikëllim  të thellë morëm lajmin për vdekjen Ismet Lestrani, ish futbollist i KF ‘Feronikeli’, ndaj ju lutem që në emrin tim, KE, klubeve dhe adhuruesve të futbollit, me lejoni të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella.

Ismeti  ishte futbollist i brezit të parë të klubit nga Drenasi  dhe ka dhënë një kontribut të madh. Ishte futbollist i mirë, një shok i shkëlqyeshëm dhe i nderuar mes futbollistëve dhe i dashur për të gjithë, ndaj si i tillë do të kujtohet përherë. Në këto momente të vështira të gjithë jemi pranë jush, për ta përballuar dhimbjen dhe humbjen e njeriut më të dashur për ju”, shpreh ngushëllime Vokrri në letrën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat